FAQ
Pyetje të shpeshta — gjithçka që duhet të dish
Këtu gjeni përgjigjet për pyetjet më të shpeshta që na bëjnë klientët tanë. Nëse nuk gjeni përgjigjen që kërkoni — na shkruani direkt në WhatsApp.
Faqet tona fillojnë nga 149€ për landing page dhe 299€ për
faqe të plota. Paketa Business fillon nga 549€.
→ Shiko të gjitha çmimet
→ Shiko të gjitha çmimet
Projektet standard dorëzohen brenda 7 ditëve pune.
Projektet Business mund të zgjasin 10–14 ditë.
Projektet SaaS kuotohen individualisht.
Punojmë me Webflow, Next.js dhe WordPress — sipas nevojës
së projektit. Prototipimet bëhen në Figma.
Teknologjia zgjidhet gjithmonë sipas qëllimit tuaj, jo sipas preferencës sonë.
Po — SEO bazë (meta tags, sitemap, shpejtësi, strukturë)
është i përfshirë në çdo paketë. SEO i avancuar (keyword research,
link building, raporte mujore) është shërbim i veçantë.
Po. Çdo projekt vjen me garanci kthimi parash 30 ditë.
Nëse nuk jeni të kënaqur me rezultatin — ju kthejmë
paratë plotësisht, pa pyetje.
Po — 50% në fillim të projektit, 50% pas dorëzimit.
Nuk lirohet asnjë punë pa pagesën fillestare, por nuk paguani
gjysmën e dytë pa e parë rezultatin final.
Po. Çdo projekt vjen me trajnim 1 orë dhe udhëzues video.
Webflow dhe WordPress janë veçanërisht të lehta për t'u menaxhuar
pa njohuri teknike.
Çdo projekt ka 2–3 raunde revizioni të përfshira gjatë procesit.
Pas dorëzimit final, ndryshimet faturihen me 40€/orë.
Klientët me paketë Business kanë mbështetje 30 ditë falas pas lansimit.
Dërgon mesazh në WhatsApp ose email.
Bisedojmë 15–20 minuta për të kuptuar nevojën tuaj,
pastaj dërgojmë kuotë brenda 24 orëve. Pa angazhim, pa presion.
Po — punojmë me klientë nga e gjithë Shqipëria dhe
Ballkani. Komunikojmë në shqip dhe anglisht.
Takimet bëhen online — Google Meet ose WhatsApp video.
Na kontakto
Nuk gjete përgjigjen? Na shkruaj.
Na shkruaj direkt — përgjigjem brenda 20 minutave.